Presidenti Bajram Begaj ditën e sotme ka zhvilluar një takim me kryetarin e bashkisë Kukës.
Gjatë fjalës së mbajtur, Begaj është ndalur tek akuzat e sekretares së Brendshme të britanisë e cila para pak ditësh bëri bujë duke thënë se vendi po pushtohet nga emigrantët dhe pjesën më të madhe e zënë shqiptarët.
Begaj ka shprehur edhe kërkesën e tij për një mikrokonsullatë Angleze në Kukës që të bëhet e mundur marrja e vizave nga qytetarët e të shkojnë të punojnë përkohësisht punë sezonale në Angli.
Begaj: “Nuk jam dakord me deklaratat e bëra nga Ministrja e Brendshme, nuk mund të anatemohen dhe te etiketohen si pushtues për faktin që shqiptarët jetojnë e punojnë kudo në botë, janë integruar në shumë vende të botës dhe kanë ndërtuar jetën duke punuar në mënyre normale, duke paguar taksa, nuk është e drejtë të bullizohen në këtë lloj gjëje. Natyrisht ka edhe elementë anësorë të padëshiruar që mund të kenë lidhje me krimin, si këto nuk janë vetëm shqiptarë. I kam kërkuar qeverisë Britanike investimet e saj ti bëjë në drejtim të zonave ku ka emigrantë. Rruga e duhur për mua dhe kërkesa ime ndaj tyre është investimet e qeverise Angleze në këtë rajon të bëhen të prekshme nga qytetarët mos të jenë vetëm në kuadrin e këshillimeve por të jenë investime me qëllim që këta qytetarë që ikin për një jetë më të mirë të punonojnë e të jetojnë në Kukës, Dibër, Has e Tropoje, kërkesë tjetër e imja ka te bëjë me hapjen e një mikrokonsullate Angleze në Kukës dhe të bëjë të mundur që qytatarët të ikin me viza të rregullta të përkohshme për të punuar si punëtor sezonal”.
Presidenti nuk kaloi pa përmendur dhe situatën e krijuar në Kosovë për të cilën la dhe një mesazh duke thënë se zgjidhja e problemit vjen me dialog.
“Mesazhi im për autoritetet e Kosovës është të ruhet qetësia të vazhdojë dialogu sepse vetëm përmes dialogut mund të arrihet zgjidhja e problemit, situata globale në tërësi është e cënuar, situata është e qetë por shumë e brishtë dhe në cdo kohë mund të ketë tensione, ne si komb duhet te ruajme qetesine dhe te mos biem pre e provokimeve”,-tha Presidenti.