Sot, në kuadër të President’s Day në Shtetet e Bashkuara, Ambasada Amerikane në Tiranë ka ripostuar mesazhin e Departamentit Amerikan të Shtetit që nderon jetën dhe kontributin heroik të Presidentit të parë, George Washington. Mesazhi thekson se guximi dhe sakrificat e tij mbeten një kujtesë se asnjë sfidë nuk është e pamundur për forcën e shpirtit amerikan.
Në të njëjtin kontekst, Departamenti i Shtetit vë në dukje se Presidenti Donald Trump vazhdon trashëgiminë e tij duke mbështetur mirëqenien amerikane, guximin dhe dashurinë për kombin. Ky repostim nënvizon lidhjen midis historisë dhe udhëheqësve të sotëm, duke frymëzuar respekt dhe krenari për vlerat amerikane.

Foto nga profili i US Department of State
Artikulli pregatitur nga ACTVUSA


