-5.6 C
Sterling Heights
22/01/2026, 15:38
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Dështojnë negociatat për bashkim, Alibeaj prezanton Mark Ruçin si kandidat të Partisë Demokratike zyrtare në Mirditë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetDështojnë negociatat për bashkim, Alibeaj prezanton Mark Ruçin si kandidat të Partisë...

Partia Demokratike do të dalë e ndarë në zgjedhjet vendore të 14-majit edhe në Bashkinë e Mirditës, ku pati tentative për bashkim. Pavarësisht negociatave për rreth 4 muaj nuk u arrit një marrëveshje dhe Partia Demokratike zyrtare do të dalë me kandidatin e saj në këtë njesi vendore.

Diçka e tillë u bë e ditur nga kreu i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj, gjatë takimit me strukturat e kësaj force politike në Mirditë. Sipas Alibeajt janë bërë të gjitha përpjekjet për bashkimin e demokratëve në mbarë vendin pa kushte, por kjo forcë politike asnjëherë nuk mund të orjentohet drejt një partie të majtë siç është Partia e Lirisë.

Kreu i demokrateve në Mirditë, Mark Ruçi, tha se kjo forcë politike do të përfaqësohet denjësisht në zgjedhjet vendore të 14-majit, pasi është e pafalshme që kjo forcë politike të mos ekzistojë.

Partia Demokratike zyrtare pritet të kandidojë Mark Ruçin, për zgjedhjet vendore të 14-majit në Bashkinë Mirditë. Ai ka drejtuar për dy mandate Bashkinë e Mirditës, duke patur një eksperiencë të gjatë në pushtetin vendor dhe politikën lokale.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img