-12 C
Sterling Heights
01/01/2026, 7:01
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Dështon sërish konstituimi i komisionit hetimor për rezervat shtetërore

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetDështon sërish konstituimi i komisionit hetimor për rezervat shtetërore

Për herë të gjashtë ka dështuar të konstituohet Komisioni Hetimor për rezervat shtetërore, kjo për shkak mungesës së partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryesuesi i këtij komisioni, Rashit Qalaj tha se nga zyra ligjore përmes shkresës që i kanë dërguar kanë marrë një opinion, porse që nuk sqaron asgjë.

“Kemi marrë opinion që nuk sqaron asgjë, është opinion që shton konfuzitetin, vetëm se janë përmendur detyrimet e deputetëve, por nuk kanë sqaruar se çfarë mund të bëjmë, nëse mund t’i zëvendësojmë deputetët nga partia e njëjtë. Mungesa e kolegëve po e pamundëson mbajtjen e këtij komisioni. Në mbledhjen e ardhshme do të vendosim nëse do të bartim këtë çështje në Kuvend ose do të vazhdojmë tutje në konstituimin e tij”, tha ai, raporton kp.

 

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img