13.1 C
Sterling Heights
04/05/2024, 12:10
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Dhuna ndaj të moshuarës në Pejë, vjen reagimi i presidentes Osmani

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetDhuna ndaj të moshuarës në Pejë, vjen reagimi i presidentes Osmani

Zyra e Presidencës së Kosovës, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë, ku nëna e dëshmorit të UÇK-së, Taulant Nura, u dhunua brutalisht nga disa punonjëse të qendrës.

Në reagim Presidenca dënon aktin e dhunshëm, ndërsa kërkon nga organet e drejtësisë që të hetojnë deri në fund ngjarjen.

“T’i bësh cak dhune të moshuarit është krim i dyfishtë. Ata janë pjesa më e ndjeshme e shoqërisë, kontributi i tyre është themeli jonë. Akti i sotëm i dhunës ndaj një të moshuarës është tronditës, i papranueshëm dhe i patolerueshëm, ndaj Zyra e Presidentes e dënon fuqishëm. Mekanizmat kompetent duhet t’i forcojnë dhe mbikëqyrin kriteret e përzgjedhjes, në mënyrë që atyre që u besohet trajtimi i fëmijëve, grave dhe të moshuarve të kalojnë nëpër filtra të ashpra të rekrutimit.

E kemi obligim ta bëjmë një shoqëri sa më humane dhe kjo përpjekje jona duhet të jetë e përditshme. Zyra e Presidentes fton organet e drejtësisë që këtë rast ta trajtojnë me prioritet ngase akte të tilla janë të patolerueshme dhe të dënueshme”, thuhet në deklaratë.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img