-6.7 C
Sterling Heights
22/01/2026, 18:35
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaShqiperiaDita Botërore e Dhurimit të Gjakut

Çdo vit, shtetet anembanë botës kremtojnë Ditën Botërore të Dhurimit të Gjakut. Kjo ditë vlen për ndërgjegjësimin ndaj nevojave për gjak të sigurtë si dhe për të falënderuar dhuruesit vullnetarë të gjakut. Shërbimi i dhënies së gjakut, u jep pacientëve akses në gjak të sigurtë dhe produkte gjaku në sasi të mjaftueshme dhe është një komponent kyç i një sistemi shëndetësor efektiv. Tema globale e Ditës Botërore të Dhuruesve të Gjakut ndryshon çdo vit në shenjë vlerësimi ndaj individëve vetëmohues që dhurojnë gjakun e tyre për njerëz të panjohur për ta. Tema për vitin 2023 është “ Jepni gjak, jepni plazmë, dhuroni jetë, dhuroni më shpesh”. Fushata e këtij viti përqendrohet tek ata pacientë të cilëve do u duhen transfuzioni gjaku përgjatë gjithë jetës. Autoritetet shëndetësore theksojnë rëndësinë e dhurimit të gjakut në mënyrë të rregullt për të krijuar një rezervë të vazhdueshme gjaku, në mënyrë që pacientët në nevojë, të mund ta marrin atëherë kur do të kenë nevojë

 

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img