-11.9 C
Sterling Heights
21/01/2026, 2:40
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Dita më e nxehtë e vitit, Balla: Shmangni daljet, mirënjohje për policinë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaShqiperiaDita më e nxehtë e vitit, Balla: Shmangni daljet, mirënjohje për policinë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, përmes rrjeteve sociale i bënë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme gjatë orëve të mesditës, pasi sot është dita më e nxehtë e vitit.

Ministri Balla ka vlerësuar edhe punën e policisë së Shtetit, që pavarësisht temperaturave të larta është në krye të detyrës, madje duke shpërndarë dhe ujë të freskët për qytetarët dhe turistët.

“Sot është dita më e nxehtë e kësaj vere deri më tani, ndoshta edhe dita më e nxehtë e shumë viteve. Lutem fëmijët dhe të moshuarit të shmangin lëvizjet gjatë orëve të mesditës”, shprehet Balla.

Ministri ka dhe një falenderim për punonjësit e Policisë së Shtetit.

“Mirënjohje Policisë së Shtetit për kujdesin që kanë treguar këto ditë duke ofruar shishe uji të ftohtë qytetarëve dhe turistëve në aeroport apo në zona të tjera”, përfundon Balla.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img