Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar gratë dhe vajzat për 8 Mars – Ditën Ndërkombëtare të Gruas, e cila shënohet edhe në Kosovë me aktivitete të ndryshme.
Osmani përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se në Ditën Ndërkombëtare të Gruas shënojnë arritjet e grave dhe vajzave dhe përpjekjet e jashtëzakonshme të tyre në Kosovë dhe kudo në botë për të drejta të barabarta.
Sot, nesër dhe çdo ditë, me ju dhe për ju”, ka shkruar Osmani në Facebook. /Telegrafi/


