-3.7 C
Sterling Heights
14/01/2026, 16:50
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Dritan Nutaj sjell projektin më të ri muzikor me titull “Shqipe 10 Milion”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaMuzikëDritan Nutaj sjell projektin më të ri muzikor...

 

Dritan Nutaj Këngëtari nga Malesia e Madhe por që jeton dhe vepron në Angli, së fundmi ka realizuar disa projekte të reja muzikore.

Dritani po punon për realizimin e një super albumi me këngë të ndryshme ritmike ku dominojnë rrymat turbo folk, ku krahas muzikës veriore Dritani ka punuar dhe me ritmet e jugut dhe Shqipërisë së mesme, pra një këngëtar i dimensioneve mbarë kombëtare.

“Shqipe 10 Milion” titullohet kënga më e re që sapo është publikuar në kanalin zyrtar të këngëtarit në youtube. Kjo këngë është një super Hit me një mesazh kombëtar që tregon se jemi një komb, kemi një flamur, dhe jemi 10 Milion Shqipëtare.

Për të realizuar këtë super projekt u desh si gjitjmonë puna e muzikantit të madh Valter Beqo ose siç thirret ndryshe “Terri” Muzikanti i Vipave i cili ka realizuar këtë muzikë të mrekullueshme, ku sëbashku me Dritanin kanë akoma bashkëpunime të mëdha në tënardhmen e afërt.

Teksti vjen nga Tekstshkruesi Pal Qarraj i cili ka realizuar pothuajse të gjitha tekstet e këngëve që janë publikuar së fundmi nga këngëtari Dritan Nutaj. Ky bashkëpunim i këngëtarit me tekstshkruesin pritet që së shpejti të sjellë dhe një super hit që i kushtohet Bajrakut të Kastratit.

Deri atëherë ne ju ftojmë që të klikoni linkun më poshtë për të shikuar dhe dëgjuar këngën
Shqipe 10 Milion

Muzika: Valter Beqo. 

Teksti: Pal Qarraj .

Video: MaxProduction

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img