0.3 C
Sterling Heights
17/12/2025, 21:45
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Dua Lipa shkëlqen me flokë të kuqe në premierën e filmit “Argylle”, në Londër

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetDua Lipa shkëlqen me flokë të kuqe në premierën e filmit “Argylle”,...

Dua Lipa bëri për vete të gjithë vëmendjen me paraqitjen e saj në premierën e filmit “Argylle” në kinemanë Odeon Luxe në Leicester Square të Londrës.

Këngëtarja 28-vjeçare, e cila interpreton hitin “Levitating”, shkëlqeu në një fustan të kuq të shkurtër të zbukuruar me xixa, pasqyruar edhe në flokët e saj të lyer në një ngjyrë të errët të kuqe për këtë event.

Dua Lipa në premierën e filmit “Argylle” (Foto: Getty Images)

Në event ishin të pranishëm edhe yje të tjerë të shquar si Claudia Schiffer, e cila tërhoqi vëmendjen me një fustan të verdhë me print diamanti dhe një çantë të verdhë me një mace brenda, duke iu referuar markës së filmit.

Dua Lipa në premierën e filmit “Argylle” (Foto: Getty Images)

Dua Lipa shfaqi një energji të mirë ndërsa pozonte me fansat që kishin dalë për ta shikuar në premierë.

Filmi “Argylle” pritet të jetë një epope e re në zhanrin e agjentëve sekretë, me një aventurë që zhvillohet në të gjithë globin.

Dua Lipa në premierën e filmit “Argylle” (Foto: Getty Images)

“Argylle” pritet të dalë në kinema më 2 shkurt 2024. /Telegrafi/

 

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img