-0.1 C
Sterling Heights
16/12/2025, 15:32
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Dua Lipa tregon se çfarë e frymëzon nga vajzat shqiptare

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaVIPDua Lipa tregon se çfarë e frymëzon nga vajzat shqiptare

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa nuk nguron në asnjë moment të flasë për prejardhjen e saj shqiptare.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, këngëtarja ka folur për vajzat shqiptare dhe trendet e bukurisë që ndiqen në Shqipëri dhe Kosovë. Ajo tha se vetbesimi i vajzave shqiptare është veçoria që asaj i pëlqen më shumë.

“Nuk do të thosha domosdoshmërisht se ekziston një trend i bukurisë, por gjëja që më duket më frymëzuese tek gratë e Kosovës është vetëbesimi i tyre”, u përgjigj Dua Lipa.

Këngëtarja e viziton shpesh Shqipërinë dhe Kosovën, teksa në dy vitet e fundit ka kaluar pushimet në jug të vendit, duke u bërë dhe një promotore e Shqipërisë turistike.

Thrilleri i ardhshëm “Argylle” me regji të Matthew Vaughn dhe me protagonist së bashku me Henry Cavill, yllin e popit Dua Lipa do të bëjë debutimin e saj të madh në film. Planet e filmit u zbuluan për herë të parë në korrik 2021, ku The Hollywood Reporter njoftoi se këngëtarja do të krijonte muzikë origjinale për këngën dhe partiturën e Argylle. Një trailer i papritur i filmit u publikua ku shfaqet Dua bionde, duke kërcyer ngadalë me Cavill./Top-Channel.tv

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img