-5.8 C
Sterling Heights
31/12/2025, 8:51
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

“Dua që edhe fëmijët e mi të flasin shqip” – flet studentja që kërkoi që Gjuha Shqipe të bëhet pjesë e Universitetit të Harvardit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitet“Dua që edhe fëmijët e mi të flasin shqip” – flet studentja...

Në fillim të vitit, listës së gjuhëve të huaja që mësohen në Universitetin e Harvardit iu shtua edhe gjuha shqipe.

Kjo erdhi pas kërkesës së studentëve shqiptaro-amerikanë dhe mbështetjes së punonjësve shqiptaro-amerikanë në administratën e këtij universiteti.

Ky është semestri i dytë i dhënies së lëndës së gjuhës shqipe në Harvard.

Kolegu Burim Goxhuli ishte në qytetin Cambridge të Masaçusetsit ku ndodhet Universiteti i Harvardit dhe sjell më shumë hollësi mbi këtë programi.

Gjuha shqipe, lëndë me zgjedhje në departamentin e gjuhëve dhe qytetërimeve të Lindjes së afërt në Universitetin e Harvardit, ofrohet në tri nivele, atë fillestar, të mesëm dhe të avancuar, varësisht nga njohuritë e studentëve.

Ligjeruesi Faton Limani thotë se studentët që zgjedhin gjuhën shqipe nuk mësojnë vetëm bazën e gjuhës.

 

Ky është viti i parë që gjuha shqipe jepet si lëndë mësimore në Harvard dhe aktualisht ka 5 studentë, 3 prej tyre shqiptaro-amerikanë.

“Këta studentë nesër kur të dalin nga universiteti zakonisht shkojnë nëpër vendet e tyre apo nëpër komunitetet e tyre dhe ka një ndikim shumë-dimensional sepse ata mbesin të informuar për Shqipërinë, dinë për shqiptarët në përgjithësi. Kjo mund të jetë një gjë shumë pozitive sepse ata nesër mund të jenë investitorë potencialë, ose ambasadorë potencialë të vendeve të tyre”, thotë zoti Limani.

Harvardi është i vetmi ndër universitet më të njohura prestigjioze amerikane, që ofron gjuhën shqipe.

Veç tij, gjuha shqipe mësohet në disa institucione të tjera amerikane si Universiteti Shtetëror i Arizonës, Universiteti DePaul dhe Kolegji Mercy në Nju Jork.

“I ftoj të gjithë shqiptarët kudo që janë nëpër universitete në Shtetet e Bashkuara dhe jashtë tyre, që me mundësitë e tyre të shohin se si mund të fillojnë një lëndë me zgjedhje, apo një kurs të gjuhës shqipe, apo edhe studentët për shembull në universitete të ndryshme mund të fillojnë një klub studentor i cili organizohet përreth gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në përgjithësi”, thotë zoti Limani.

Zoti Limani shton se synimi i tij është që në të ardhmen, ndërsa rritet interesimi i studentëve për gjuhën shqipe, të themelohet edhe qendra për studime shqiptare në Universitetin e Harvardit./VOA/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img