Temperatura është shumë e shpeshtë te fëmijët e vegjël dhe kthehet në normalitet pas tre ose katër ditësh.
Prindërit shpesh bëjnë dy gabime të mëdha kur bëhet fjalë për trajtimin e temperaturës te të vegjlit e tyre, të cilat mund të rezultojnë në pasoja të rrezikshme.
“Nëse fëmija juaj ka temperaturë të lartë, nuk duhet t’i jepni kurrë aspirinë për ta ulur atë. Mos harroni, ethet janë përgjigja natyrale e trupit ndaj një infeksioni. Nëse fëmija juaj është nuk ka probleme tjera, nuk ka nevojë t’i trajtoni ethet”, tha Nikki Jurcutz nga Tiny Hearts Education.
Përveç kësaj, dhënia e aspirinës fëmijëve kur e kanë gripin ose linë, është lidhur me zhvillimin e një gjendjeje të rrallë të quajtur sindroma Reye që mund të jetë fatale ose të shkaktojë probleme serioze në tru – transmeton The Sun.
Simptomat e sindromës Reye shpesh fillojnë një deri në tri javë pasi fëmija të shërohet nga virusi. I vogli juaj mund:
të vazhdojë të jetë i sëmurë
të jetë i përgjumur dhe pa energji
të ndihet i hutuar
të ketë ndryshime në sjellje, nervozizëm ose agresivitet
të marrë frymë shpejt dhe të ketë ritëm të shpejtë të zemrës
të ketë kriza konvulsive
ta humbë vetëdijen
Spitali për fëmijë ‘Great Ormond Street’këshilloi që të mos i jepni fëmijës suaj aspirinë para moshës 16 vjeçare, përveç nëse mjeku juaj ju thotë ndryshe.
Rreziku që fëmija ta zhvillojë sindromën Reye pas dhënies së aspirinës është i vogël, megjithatë duhet pasur kujdes.
Gabimi tjetër që prindërit mund ta bëjnë kur fëmija i tyre ka temperaturë është t’i bëjnë dush në përpjekje për t’ia ulur temperaturën.
“Është e rëndësishme që të mos i ftohni shumë shpejt. Vendosja e një foshnjeje ose fëmije në një dush ose banjë të ftohtë, do të ishte shqetësuese dhe mund të shkaktojë hipotermi”, ka thënë Jurcutz.
Hipotermia është një rënie e rrezikshme e temperaturës së trupit nën 35 gradë celsius.
Shenjat dhe simptomat përfshijnë:
dridhje
lëkurë e zbehtë, e ftohtë dhe e thatë
bisedë e pakuptueshme
frymëmarrje e ngadaltë
lodhje ose konfuzion
Foshnjat me hipotermi mund të jenë të ftohta në prekje, jashtëzakonisht të qetë ose të përgjumur dhe mund të refuzojnë të ushqehen.


