-7.8 C
Sterling Heights
21/01/2026, 9:00
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

E ka ndarë nga e bija? Ish-partneri i Rudina Dembacajt hedh akuza të forta ndaj saj: Kam një vit pa e parë vajzën

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaShowbizE ka ndarë nga e bija? Ish-partneri i Rudina Dembacajt hedh akuza...

Është përfolur shpesh, por mesa duket qenka e vërtetë. Aleksandër Varfaj, i njohur nga publiku si ish-partneri i Rudina Dembacajt duket se nuk ka fare kontakt me vajzën e tyre, Viktorian.

E vogla që pas ndarjes së prindërve disa vite më parë, jeton me aktoren dhe familjen e saj të re. Aleksi në një postim së fundmi ka lënë të kuptojmë që Rudina nuk e lejon ta takojë Viktorian dhe se ka një vit pa e parë nga afër.

“Një vit pa të puthur. Do të rritesh e do të sqaroj gjëra që nuk ia uroj askujt.Më ka marrë malli,”-shkruan ish-partneri i Rudinës në Instagram krahas një fotoje me të bijën.

Më herët në ditën e lindjes së Viktorias, edhe partnerja e re e Aleksandrit, Marisa bëri një urim për vogëlushen në rrjetet sociale, duke e forcuar idenë e mallit dhe duke shkruar: “Gëzuar ditëlindjen dashuria jonë. Sa keq më vjen që me muaj po humbim kaq shumë kujtime. 09.04.2022. Më ka marr malli të përqafoj. Të duam”.

Nuk dihet si qëndron e vërteta, nëse Rudina e lejon ish-partnerin ta takojë të bijën apo jo. Pritet një sqarim edhe i aktores  për ndjekësit e saj, të cilët janë kuriozë të dinë se ç’ka ndodhur mes të dyve. Sakaq Rudina Dembacaj është e martuar me Mark Frrokun./iconstyle

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img