-10 C
Sterling Heights
25/01/2026, 22:20
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

E quajti plakë beqare! Ish-banorja e “Big Brother” reagon ndaj Robert Aliajt: Do e padisja

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaShowbizE quajti plakë beqare! Ish-banorja e “Big Brother” reagon ndaj Robert Aliajt:...

Nëse nuk ju kujtohet, para disa kohësh Robert Alija dhe ish-banorja e “Big Brother”, Xhensila Pere kanë pasur një debat televiziv ku ky i fundit e quajti atë një plakë beqare dhe pa zanat.

Kjo deklaratë nuk u prit aspak mirë në atë kohë nga Xhensila e cila deklaroi se çështjen do ta çojë në gjykatë. Mirëpo, duket se me kalimin e kohës, mendja i ka ndryshuar.

E ftuar në rubrikën “Diell apo hënë” tek “E Diell” Xhensila ka folur për këtë debat, ku shprehet se nuk e bëri padinë kundër Robert Aliaj sepse u konsultua me prindërit dhe vendosën që ta linin mënjanë këtë sherr.

Në inat e sipër isha për të hapur një çështje gjyqësore, por që nuk e vazhdova pasi u konsultova me prindërit. Thanë që ta mbajë vetë peshën vetë Roberti përderisa ai arriti të denigrojë dhe cënojë figurën e një vajze, babai i një vajze, atëherë le ta mbajë ai atë peshë dhe ti nuk ke nevojë që t’i hysh etapave të tjera”,shprehet Xhensila Pere.

Gjatë emisionit, Xhensilës iu dha një sfidë që ta merrte në telefon Robert Aliaj dhe t’i kërkonte të konsumonin një kafe në mënyrë miqësore, por ajo nuk pranoi.

E mesa duket inati nuk iu është larguar!/iconstyle

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img