-10.9 C
Sterling Heights
05/12/2025, 11:10
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Edhe Kurti kërkon largimin e masave

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetEdhe Kurti kërkon largimin e masave

Edhe kryeministri Albin Kurti të shtunën ka kërkuar që masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës të largohen menjëherë. Kjo kërkesë u bë në takimin që ai pati me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Kurti i ka quajtur të padrejta këto masa, ndërkohë që theksoi edhe rëndësinë e marrjes së statusit kandidat të BE-së.  

“…kërkova heqjen e plotë dhe të menjëhershme të masave të padrejta të BE-së”, ka shkruar Kurti në X.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në takim paraprak me Von der Leyen po ashtu kërkoi që masat ndëshkuese të hiqen menjëherë. Por, Von der Leyen ka thënë se Kosovës i duhet ende punë për t’i hequr masat.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img