Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vijoi fushatën elektorale në Dibër, ku u takua me gratë dhe vajzat e këtij qarku. Rama bëri disa batuta që tërhoqën vëmendjen e publikut, duke përfshirë deklaratën e tij se “gjysma e burrave janë çyrykë.”
Gjatë fjalimit të tij në Pallatin e Sportit, Rama kujtoi takimin e parë me strukturat e Partisë Socialiste në Dibër, duke e përshkruar si një përvojë të veçantë dhe plot sfida. Ai theksoi se gratë dhe vajzat e Dibrës janë shtylla kryesore e mbështetjes për PS-në, duke shprehur besimin se ato do të luajnë një rol vendimtar në zgjedhjet e ardhshme.
Rama u shpreh krenar për përqindjen e lartë të mbështetjes që gratë dhe vajzat i japin Partisë Socialiste, duke theksuar se Dibra është një shembull i kësaj mbështetjeje. Ai shtoi se, për të arritur fitoren, mjafton mbështetja e grave, të rinjve dhe gjysma e burrave, pasi “gjysma ( burrat) tjetër janë çyrykë.”
Deklaratat e Ramës u shoqëruan me të qeshura nga gjysma e grave, por te tjerat e kuptuan qe ky ishte nje ofendim per burrat, baballaret dhe vellezerit e tyre.
Deklarata e Rames se “ gjysma e burrave jane çyryke” s’pjegon edhe deshtimet e qeverisjes se tij 12 vjeçare pasi sipas kesaj llogjike Rama vete, si burre, ben pjese tek 50% i çyrykeve!
Foto nga Google Images


