-4.1 C
Sterling Heights
22/01/2026, 8:55
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Ekonomistët i kërkojnë shtetit fuqizim të bizneseve vendore për ta luftuar deficitin tregtar

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetEkonomistët i kërkojnë shtetit fuqizim të bizneseve vendore për ta luftuar deficitin...

Shkalla e lartë e importit dhe prodhimi i vogël brenda po shihen me shqetësim nga ekspertët kosovarë. Ata kanë fajësuar institucionet e Kosovës për mungesë strategjie për zhvillim të prodhimit të brendshëm.

Në vitin 2023, Kosova pati bilanc tregtar negativ prej pesë miliardë eurosh. Pra pesë miliardë euro më shumë ka importuar sesa që ka eksportuar.

Kryetari i Odës Ekonomike, Lulzim Rafuna, ka thënë se kjo do të duhej t’i alarmonte institucionet.
“Fatkeqësisht po qëndron kjo, këto dy vitet e fundit kemi një rënie të eksporteve dhe kjo do të duhej të ishte një alarm shumë i madh për Qeverinë, për të parë çfarë ka ndodhur dhe pse është duke ndodhur. Ku është ajo sfida që ka rënie të eksportit. Rënia e eksportit nënkupton edhe rënie të prodhimit përbrenda, për këtë arsye Qeveria duhet me urgjencë me identifikuar ku është problemi dhe më u marr me problemin që mos të lejoj që të rritet edhe më shumë deficit tregtar. Raporti mes importit dhe eksporti mbulohet vetëm me 14 për qind, do të thotë vetëm 14 për qind e mbulojnë me eksport importin. Kurse importi është duke na u rritur edhe si sasi por edhe si vlerë”, ka thënë Rafuna për “Ekonomia Online”.

E ekonomisti Besnik Avdiaj ka deklaruar se Qeveria duhet t’i fuqizojë bizneset vendore.

“Deficiti tregtar ka shënuar rritje të vazhdueshme në vitet e fundit. Është normale marrë parasysh edhe faktin që ne në masë të madhe importojmë produkte të konsumit nga jashtë vendit. Me rritjen e kostos së prodhimit edhe operacioneve të tjera në këtë linjë në zinxhirin e furnizimit është kuptueshme që të ketë një, ndoshta jo domosdoshmërisht rritje të konsumit në vlerën reale të sasisë që po konsumohet, por rritje në vlerën nominale. Pra në kuptimin e të hyrave që ne i shpenzojmë në këto produkte të konsumit”, ka thënë Avdiaj.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img