-6.7 C
Sterling Heights
01/01/2026, 17:22
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Ekskluzive/ Bebe Rexha për herë të parë në Kosovë: Jam shumë e emocionuar dhe kam disa surpriza për ju – me prindërit do ta vizitoj edhe Dibrën

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetEkskluzive/ Bebe Rexha për herë të parë në Kosovë: Jam shumë e...

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka arritur të martën në Kosovë.

Ajo arriti mëngjesin e të martës në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, duke sjellë me vete emocione dhe pritje të mëdha.

E mirëpritur me ngrohtësi dhe kureshtje, ajo u ndalua për një intervistë ekskluzive nga Telegrafi, ku nuk hezitoi të shprehte emocionet e saj – madje edhe të fliste paksa në gjuhën shqipe.

Jam shumë e emocionuar që jam këtu”, u shpreh Bebe Rexha me entuziazëm të dukshëm, ndërsa zbriti nga avioni i saj. Ky ishte vetëm fillimi i një udhëtimi të mbushur me plane për të eksploruar dhe për të performuar për fansat e saj të zjarrtë në Kosovë.

Për Bebe Rexhën, ky udhëtim është më shumë se thjesht një vizitë. Me prindërit e saj, të dy me origjinë nga trevat shqiptare, ajo planifikon të kalojë kohë duke shijuar ushqimin tradicional dhe duke eksploruar qytetin. “Do të shkojmë të hamë ushqim të mirë, të shohim qytetin dhe jam shumë e emocionuar për këtë”, tregoi ajo për Telegrafin.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img