-6.2 C
Sterling Heights
30/12/2025, 11:14
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Ekspertët e arsimit të AAK-së premtojnë rritje të pagës prej 50 për qind për mësimdhënësit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetEkspertët e arsimit të AAK-së premtojnë rritje të pagës prej 50 për...

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbledhur sot grupin e ekspertëve në leminë e arsimit, ku diskutuan për disa nga prioritetet që pritet të përfshihen në programin zgjedhor të kësaj partie.

Pas këtij takimi, AAK-ja doli me 14 zotime në fushën e arsimit, ku tha se në programin zgjedhor të tyre do të përfshihet rritja e pagës për punëtorët e arsimit në të gjitha nivelet për 50 për qind.

Po ashtu, AAK-ja premtoi se do të ketë rritje të buxhetit për arsim në 6 për qind të GDP-së, e po ashtu edhe përmirësim të infrastrukturës fizike, duke u përshtatur me kriteret bashkëkohore.

Më poshtë gjeni të gjitha prioritetet e AAK-së në leminë e arsimit që pritet të përfshihen në programin zgjedhor 2025-2028:

Sfidat në sistemin arsimor të Kosovës e determinojnë një reformë thelbësore te këtij sektori;

Rritja e buxhetit për Arsim në 6% të GDP-së;

Rritja e pagës për punëtorët e arsimit në të gjitha nivelet për 50%;

Përmirësimi i infrastrukturës fizike duke u përshtatur me kriteret bashkëkohore;

Trajtimi në mënyrë të barabartë të universiteteve publike dhe private përmes monitorimit të performancës;

Profilizimi i institucioneve të arsimit të lartë dhe pavarësimi financiar i tyre;

Tekste falas për arsimin parauniversitar;

Arsimi gjithëpërfshirës dhe garantimi i kuadrit profesional për fëmijët me nevoja të veçanta;

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img