A i dinit arsyet pse drita e diellit është e rëndësishme dhe efektive në rutinën tuaj? Këto janë disa nga përfitimet e të qëndruarit nën rrezet e diellit përgjatë një kohe të arsyeshme.
- Përmirëson gjumin tuaj
Hulumtimet tregojnë se një orë dritë natyrale në mëngjes do t’ju ndihmojë të flini më mirë. Rrezet e diellit rregullojnë ritmin tuaj duke i treguar trupit tuaj se kur duhet të rrisë dhe të ulë nivelet e melatoninës. Pra, sa më shumë të ekspozoheni në dritën e ditës, aq më mirë trupi juaj do të prodhojë melatonin kur të jetë koha për të fjetur.
- Redukton stresin
Melatonina gjithashtu ul reaktivitetin ndaj stresit dhe të qenit jashtë do të ndihmojë trupin tuaj të rregullojë natyrshëm melatoninën, e cila mund të ndihmojë në uljen e nivelit të stresit. - Ruan kockat të forta
Një nga mënyrat më të lehta për të marrë vitaminën D është të qëndrosh jashtë. Trupat tanë prodhojnë vitaminë D kur ekspozohen ndaj dritës së diellit , rreth 15 minuta në diell në ditë është e mjaftueshme , nëse jeni edhe me lëkurë të hapur. Dhe meqenëse vitamina D ndihmon trupin tuaj të mbajë kalciumin dhe parandalon kockat e brishta,qëndrimi në diell mund të jetë zgjedhja më e mirë.
Foto nga Mattress Firm.


