-7.2 C
Sterling Heights
04/12/2025, 18:13
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Elezi nga KQZ: Pesë subjekte politike kanë aplikuar deri më sot për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetElezi nga KQZ: Pesë subjekte politike kanë aplikuar deri më sot për...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) deri më sot ka pranuar aplikimet nga pesë subjekte politike, prej tyre katër parti politike dhe një iniciativa qytetare.

Kështu tha për Telegrafin, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi i cili po ashtu tha se numri i përgjithshëm i kandidatëve për deputetë, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është 122 kandidatë.

Tutje Elezi tha se subjektet politike që kanë paraqitur aplikimin e tyre janë: Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBK) – 35 kandidatë, Jednstvena Goranska Partija (JGP) – 29 kandidatë, Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI) – 35 kandidatë, Srpska Demokratija (SD) – 13 kandidatë dhe Narodna Pravda – 10 kandidatë.

Siç theksoi Elezi afati i fundit për subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) për të paraqitur kërkesat e tyre për certifikim për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen më 9 shkurt 2025 është 11 dhjetor 2024, ora 16:00.

“Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, subjektet politike duhet të dorëzojnë edhe listat e tyre me emrat të kandidatëve për deputetë”, tha ndër të tjera Elezi. /Telegrafi/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img