-6.1 C
Sterling Heights
16/01/2026, 9:14
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Enver Dauti: Një Legjendë e Teatrit dhe Filmit Shqiptar

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaKultureEnver Dauti: Një Legjendë e Teatrit dhe Filmit Shqiptar

Kujtojme Sot ne 98 Vjetorin e Lindjes, Enver Dautin

Artisti i njohur shqiptar, Enver Dauti, mbajtësi i Titullit “Artist i merituar”, ka lindur më 17 Prill 1927 ne Tirane. 

Ai ishte një prej themeluesit e Teatrit të Komedisë së Tiranës dhe Teatrit Kombëtar, duke sjellë një ndikim të madh në historinë e teatrit dhe filmit shqiptar.

Dauti interpretoi më shumë se 400 personazhe dhe moderoi shumë emisione. Karriera e tij filloi në vitin 1957.

Gjatë karrierës ai ka interpretuar disa role në filma, si drejtorin te Historiani dhe Kameleonet; atë të drejtorit të burgut te Kolonel Bunker; babanë e Petritit te Fushe e blerte, fushe e kuqe; kooperativistin te Zambaket e bardhe; drejtorin e gjimnazit te Qortimet e vjeshtes; përkthyesin te Keshilltaret; Kozin te Koncert në vitin 1936; ministrin e brendshëm te Nga mesi i erresires; Kopin te Cirku ne fshat; Lonin te Lulekuqet mbi mure; xha Hakiun te Prita; Bardhokun te Toka jone; si dhe role te Fejesa e Blertës, Ne vinim nga lufta, Rrugicat qe kërkonin diell, Kur hiqen maskat, Shtigje te luftes, Odiseja e tifozave, etj.

Enver Dauti ishte një aktor i shquar shqiptar, i njohur për stilin e tij artistik të veçantë dhe interpretimet e fuqishme në teatër dhe kinematografi. Ai ishte një mjeshtër i karaktereve, duke sjellë në skenë dhe ekran një gamë të gjerë personazhesh, nga figura autoritare deri te karakteret komike dhe dramatike. Dauti kishte një aftësi të jashtëzakonshme për të dhënë nuanca emocionale të thella, duke e bërë çdo rol të tij të paharrueshëm. Me një karrierë të pasur që përfshinte mbi 400 karaktere në estradë dhe dhjetëra role në filma, ai mbeti një figurë e rëndësishme në historinë e artit shqiptar.

Ai ishte një aktor me profil të diversifikuar, duke luajtur në skica, dialogje, paroditë, pantomime dhe kupleto. Dauti kishte një humor spontan dhe të përshtatshëm, duke përdorur gjeografi të ndjeshme për të theksuar fjalët dhe frazat nga ku vinte humori i tij. Ai ishte një interpretues i talentuar dhe një njeri me karakter të fortë, që e ka lënë një trashëgimi të madhe në botën e artit shqiptar. 

Pjese nga filmi Koncert ne vitin 1936 ku Enver Dauti luan ne rolin e Kozit

Enver Dauti vdiq më 16 shkurt 2012, duke lënë prapa një trashëgimë të pasur në historinë e teatrit dhe filmit shqiptar. Veprimtaria e tij do të rrojë gjatë në mendimet dhe zemrat e shqiptarëve, duke qenë një model për të ardhmen e artistëve të rinj.

Foto nga Google Images

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img