18.1 C
Sterling Heights
09/03/2026, 15:30
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Erdogan: Prioriteti ynë është të mbrojmë Turqinë nga përshkallëzimi i konfliktit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetErdogan: Prioriteti ynë është të mbrojmë Turqinë nga përshkallëzimi i konfliktit

Presidenti i Turqise Recep Tayyip Erdoğan deklaroi se prioriteti kryesor i qeverisë së tij është të mbajë Turqia larg përshkallëzimit të luftës në rajon, pas incidenteve të fundit me raketa të lëshuara nga Irani drejt hapësirës ajrore turke.

Deklarata e tij vjen pasi sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO rrëzuan një tjetër raketë balistike iraniane që kishte hyrë në hapësirën ajrore të Turqisë. Sipas autoriteteve turke, kjo është hera e dytë brenda një jave që një raketë e tillë drejtohet drejt territorit turk, duke rritur tensionet në rajon. 

Fragmentet e raketës ranë në një zonë në jug të vendit, mes dy bazave strategjike ushtarake të përdorura nga SHBA dhe NATO, ndërsa autoritetet konfirmuan se nuk pati viktima. 

Duke reaguar ndaj zhvillimeve, Erdoğan theksoi se Ankaraja nuk dëshiron përshkallëzim të situatës, por do të mbrojë territorin e saj nëse është e nevojshme.

“Qëllimi ynë kryesor është ta mbajmë vendin tonë larg këtij zjarri. Siguria e Turqisë dhe qetësia e 86 milionë qytetarëve është prioriteti ynë më i madh,” u shpreh ai.

Presidenti turk shtoi se pozicioni i Turqisë është i qartë: të parandalohet përhapja e konfliktit dhe derdhja e mëtejshme e gjakut në rajon. Ai paralajmëroi gjithashtu se Ankaraja i ka dhënë sinjale të qarta Teheranit për të shmangur veprime që mund të rrezikojnë sigurinë e Turqisë. 

Ngjarja vjen në një moment tensioni të lartë në Lindjen e Mesme, në kuadër të konfliktit më të gjerë që përfshin Iranin dhe aleatët perëndimorë, ndërsa vendet e rajonit po përpiqen të shmangin përhapjen e luftës në territoret e tyre. 

Në të njëjtën kohë, NATO ka riafirmuar se është e gatshme të mbrojë çdo vend anëtar të aleancës në rast të kërcënimeve ndaj territorit të tij, duke e bërë incidentin një zhvillim të rëndësishëm për sigurinë rajonale. 

Erdogan: “Qëllimi ynë kryesor është ta mbajmë vendin tonë larg këtij zjarri. Siguria e Turqisë dhe qetësia e 86 milionë qytetarëve është prioriteti ynë më i Madh. Pozicioni dhe qëndrimi i Turqisë janë të qarta. Ne po përpiqemi të parandalojmë përhapjen e konfliktit dhe derdhjen e mëtejshme të gjakut,”

Foto nga Google Images

Artikulli nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img