-7.5 C
Sterling Heights
16/01/2026, 7:43
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Erion Braçe “zbulon Amerikën”: “Xuexa” paska qenë skemë piramidale!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeErion Braçe “zbulon Amerikën”: “Xuexa” paska qenë skemë piramidale!

Duket se për deputetin socialist Erion Braçe, koha ka ndaluar për pak çaste… dhe tani ka ardhur momenti të na thotë se një skemë e quajtur “Xuexa” është mashtrim! Me një zbulim që mund të quhet i vonuar sa vetë krizat financiare të viteve ‘90, Braçe ka ngritur sot “alarmin” për platformën online që ka bllokuar të gjitha tërheqjet e fondeve të qytetarëve. Pra, njerëzit kanë investuar, paratë janë zhdukur, dhe ai sot po na paralajmëron me seriozitet të madh – faleminderit për kujdesin!

Erion Braçe, i njohur për fjalimet dramatike dhe denoncimet me vonesë, ka vendosur t’i rikthehet rolit të tij të preferuar: “shpëtimtarit” të popullit. Këtë herë, ai ka ngritur zërin kundër platformave TXEX dhe XUEX, të cilat – sipas tij – po grabisin paratë e shqiptarëve. Sigurisht, kjo vjen pasi qytetarët kanë humbur kursimet dhe kompanitë qëndrojnë të pakapshme, por Braçe nuk humbet asnjë rast për të bërë një deklaratë “bombastike” dhe për të treguar se është ende i kujdesshëm ndaj halleve të popullit.

Një deja vu që na kujton vitet ‘90, kur skemat piramidale u rrëzuan mbi një popull të tërë, ndërsa politikanët rrinin të habitur, duke pyetur: “Po si ndodhi kjo?”

Në fakt, për ata që jetojnë në vitin 2025, nuk ka asgjë të re këtu. Qeveria amerikane i kishte shpallur prej kohësh luftë gjigantit Binance.

Nëse dikujt i duket e re kjo histori, mjafton të kujtojmë vitin 2023, kur qeveria amerikane i dha një goditje të fuqishme Binance-s – gjigantit të kriptomonedhave që pranoi të paguante mbi 4 miliardë dollarë gjobë, ndërsa themeluesi Changpeng Zhao u shpall fajtor për mosparandalim të pastrimit të parave. Binance u detyrua të largohej nga tregu amerikan dhe sot e kësaj dite është nën vëzhgim të rreptë për çdo aktivitet financiar. Pra, SHBA ka vite që lufton këto kompani, ndërsa Braçe “kujtohet” vetëm tani kur shqiptarëve u jane boshatisur xhepat e tyre.

Me sa duket, historia përsëritet: shqiptarët gjejnë gjithmonë një skemë të re për të humbur kursimet, ndërsa politikanët gjejnë gjithmonë një moment të vonuar për të “hapur sytë” e publikut. “Xuexa” ishte një tjetër premtim i shndërruar në zhgënjim, por alarmin e morëm vetëm tani, kur dera është hapur dhe kali ka ikur prej kohësh.

Megjithatë, nuk mund të mos e përgëzojmë Braçen për angazhimin e tij të vonuar. Në fund të fundit, më mirë vonë se kurrë, apo jo? Ndoshta pas disa vitesh do të zbulojë edhe se shqiptarët janë lodhur nga mashtrimet financiare, por derisa të vijë ajo ditë, vazhdojmë të mbledhim lajme “bomba” që nuk shpëtojnë askend, jo më ata që humbën paratë.

Ironia është se deputeti socialist, nuk harron të bëjë sikur qan hallet e popullit, ndërsa në prapaskenë këto deklarata shërbejnë vetëm për të ruajtur një karrige në listat e deputetëve ose për ndonjë post të ardhshëm ministror. Historia është gjithmonë e njëjtë: mashtrimet janë ndërkombëtare, paralajmërimet janë të vonuara, dhe politikanët bëjnë sikur kanë shpikur rrotën. Në vend që të kishim politika serioze për të mbrojtur qytetarët nga platforma të tilla, marrim “denoncime” që të vetmin efekt kanë rikthimin e Braçes në qendër të vëmendjes – me titullin e zakonshëm: “Më mirë vonë se kurrë, apo jo?”

Reagimi i plotë i Braçes:

Brenda grupit në Telegram të piramidës Xuex; 48 orë dhe bosët e piramidës kanë bllokuar çdo tërheqje të parave nga anëtarët! Leo Smith, domethënë profesori, domethënë roboti, ka thirrur mbledhje grupi dhe ka njoftuar bllokimin e tërheqjes së parave;

Pra daljen nga piramida duke kaluar paratë nga llogaria-muri i anëtarëve në Binance e pastaj në exchange në Kosovë për t’i marrë cash! Këtë gjë bëri dhe shpalli Txex 10 ditë më parë; pas 10 ditësh askush në Divjakë e Lezhë nuk ka marrë dot paratë.

Pra krimi i mashtrimit dhe grabitjes po konsumohet i plotë! Leo Smith e quan Xuex ende bursë, por unë nuk di as në Evropë e as në Amerikë bursë që të bllokon paratë e tua;

Lexoni mesazhet e tij; çdo fjali është provë e funksionimit si piramidë, jo si bursë! E reja tjetër sot – zbuluar nga mesazhet në shqip të Leo Smith, ka të bëjë me faktin se paskan edhe shqiptarë nga jashtë Shqipërisë që paskan futur para në piramidë!!!! Pas gjithë asaj që kaloi thuajse çdo familje në 1996-1997, besoja se nuk do kishte më shqiptarë të binin në gropën e piramidave.”

Reagimi i plotë i dates 29 Gusht, i Braçes

Beteja me piramidat online! Xuexa ju nëninterpreton viktimat, duke ju bllokuar daljen nga platforma dhe tërheqjen e parave, kjo ndodhi që nga dje!

Të gjithë ata nga Divjakë e Lushnjë, që kanë tentuar të dalin dje dhe sot nga Xuexa, kanë hasur vështirësi për të dalë dhe për të tërhequr paratë.

Ata duhet të kalojnë nga muri i tyre në platformë, për të transferuar paratë në Binance dhe më pas për të vazhduar për të tërhequr cash në Kosovë! (Albin, di ndonjë gjë për këtë?)

Shenja e dytë më e qartë e piramidës është kjo! A e mbani mend rrapushin manual? Tregojani fëmijëve që të bindën më në fund!

Për banorët e Divjakës e Lushnjës, të cilët janë zhytur në këtë piramidë online, kam tani këtë lutje:

Dje në mbrëmje, pasi u ndaluan të dilnin nga Xuexa, ata u njoftuan në Telegram për një grup të ri dhe një platformë të re, ku do të transferoheshin paratë e tyre!

Mooooos e hani edhe këtë gënjeshtër! Boooooll, ju kanë gënjyer e grabitur! Boooooll! Një thirrje kam për Policinë e Shtetit, Krimin Kibernetik, Krimin Ekonomik dhe Financiar, Prokurorinë e Fierit, Tiranës, dhe SPAK-un gjithashtu:

Nxitoni, nxitoni, njerëzit e Xuexa janë ende në Divjakë dhe Tiranë; veproni, sepse mijëra njerëz po grabiten!

Foto nga profili i Erion Braçe, dhe Google Images

Artikulli i përgatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img