-15 C
Sterling Heights
20/01/2026, 1:56
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Erion Veliaj kërkon konsultë psikiatrike në paraburgim

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeErion Veliaj kërkon konsultë psikiatrike në paraburgim

Ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgimin e Durrësit pas arrestimit nga SPAK, ka kërkuar një konsultë me psikiatrin, duke deklaruar se nuk është në gjendje të mirë mendore. Kjo kërkesë ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik dhe politik.

Sipas raportimeve te gazetares Klodjana Lala, Veliaj ka pretenduar se gjendja e tij psikologjike është përkeqësuar pas publikimit të përgjimeve të bujshme, ku ai shfaqet duke dhënë urdhra dhe duke përdorur një gjuhë të papërshtatshme. Ai ka kërkuar që këto përgjime të mos merren seriozisht, duke i lidhur ato me gjendjen e tij emocionale dhe mendore.

Zoti Veliaj pasi është bërë me dije pr përgjimet, ka pretenduar se nuk eshtë në gjendje të mirë psikologjike, ka kërkuar konsultë me psikiatrin, ka thënë nuk kam qenë në situatën më të mirë mendore se është e pamundur të kem folur në këtë mënyrë. Ulsi Manja ka bërë një urdhër, është bërë inspektim nga Drita Jaka, shefe e sektorit te shëndetësisë në burgje, zyrtarja më jetëgjatë në këtë institucion. Zonja Jaka para se të merrte kontakt, ka bërë një inventar të të gjithe barnave që kanë hyrë. Është bërë inventar për barnat në gjendje dhe ato që ijanë dhënë të paraburgosurëve. Në bashkëpunim edhe me mjeken e burgut kanë marrë kontakt me zotin Veliaj dhe rezulton se ai ka marrë vetëm ilaçe për tensionin, ka patur problematika me tensionin e lartë”, tha Lala.

Kjo situatë ka hapur një debat mbi presionin psikologjik që mund të përjetojnë zyrtarët e lartë në raste të tilla, si dhe mbi përgjegjësinë e institucioneve për të garantuar trajtimin e duhur shëndetësor për të gjithë të paraburgosurit.

Foto nga Google Images


Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img