-15.4 C
Sterling Heights
23/01/2026, 18:08
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Erion Veliaj padit Presidencën e Republikës dhe prokurorin Ols Dado: Dekreti i emërimit si prokuror, i pavlefshëm sipas padisë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetErion Veliaj padit Presidencën e Republikës dhe prokurorin Ols Dado: Dekreti i...

Erion Veliaj padit Presidencën e Republikës dhe prokurorin Ols Dado: Dekreti i emërimit si prokuror, i pavlefshëm sipas padisë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar më 23 janar 2026 një kërkesë-padi në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë, duke kundërshtuar dekretin e vitit 2008 për emërimin e prokurorit të posaçëm Ols Dado si prokuror të Republikës së Shqipërisë. Në këtë padi, Veliaj kërkon që akti i emërimit të shpallet si absolutisht i pavlefshëm, duke argumentuar se është kryer në shkelje të ligjit në fuqi në atë kohë. 

Sipas kërkesës së paraqitur në gjykatë, Ols Dado ishte emëruar prokuror kur ishte vetëm noter, pa plotësuar kushtin ligjor të domosdoshëm përfundimin e Shkollës së Magjistraturës, siç parashikohej nga legjislacioni përkatës për ushtrimin e funksionit të prokurorit. Veliaj pretendoon se ky emërim është bërë “në kundërshtim flagrant me ligjin”, pasi Dado nuk ka pasur arsimin e kërkuar për detyrën, gjë që e bën dekretin të pavlefshëm sipas tij. 

Në padinë e dorëzuar sot në Gjykatë përmendet gjithashtu kërkesa që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të detyrohet të vendosë për përfundimin e statusit të magjistratit dhe të ushtrimit të detyrës së prokurorit nga Ols Dado, pasi emërimi i tij konsiderohet i paligjshëm dhe pa bazë ligjore. 

Veliaj argumenton se aktet penale dhe veprimet e ndërmarra kundër tij, duke përfshirë masat e sigurisë, kufizimet në ushtrimin e mandatit si kryebashkiak i Tiranës dhe procedimet e tjera që i janë vënë në jetë, mbështeten mbi këtë akt emërimi që ai e konsideron “nul ab initio” – pra, dukshëm i pavlefshëm që në origjinë dhe pa efekt juridik. Sipas padisë, kjo situatë ka sjellë pasoja serioze jo vetëm për institucionet dhe rendin kushtetues, por edhe për jetën personale dhe funksionimin normal të Bashkisë së Tiranës. 

Kjo padi sjell një sfidë të rëndësishme ligjore ndaj një akti të dekretuar rreth 18 vjet më parë, duke nxitur debat mbi kushtet e emërimit të prokurorëve, standardet e legjislacionit për personelin e drejtësisë dhe rolin e institucioneve përgjegjëse për drejtësinë penale në Shqipëri. 

Foto nga Google Images

Artikulli i përgatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img