-11.4 C
Sterling Heights
15/01/2026, 8:27
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Fakte interesante rreth festës së Pashkëve

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaKurioziteteFakte interesante rreth festës së Pashkëve

A e dinit se legjenda e lepurit të pashkëve e ka fillesën e tij nga Gjermania?

Origjina e lepurit të Pashkëve daton qindra vjet më parë, duke filluar në Gjermaninë parakristiane. Aty  thuhej se lepuri ishte simboli i perëndeshës pagane të pranverës dhe pjellorisë.

Më vonë teksa krishterimi u përhap në të gjithë Evropën, traditat pagane u përzien me festat e krishtera, të cilat e panë Lepurin e Pashkëve të shtronte një fole me vezë shumëngjyrëshe , për fëmijët që silleshin mirë të dielën e Pashkëve.

  1. Shumë njerëz festojnë Pashkët në kishë.
    Mbi 51% e njerëzve që festojnë Pashkët shkojnë gjithashtu në kishë, sipas një sondazhi të vitit 2018. Kjo nuk është një befasi, pasi sic e dimë Pashkët janë një festë e rrënjosur në besimet fetare.
  2. Dekorimi i vezëve i ka fillesat në Ukrainë.
  3. 76% e amerikanëve mendojnë se veshët e lepurit me çokollatë duhet të jenë të parët që duhet të hahen.
  4. Pashkët janë festa e dytë më e madhe e ëmbëlsirave pas Halloëeen-it. Amerikanët shpenzojnë 1.9 miliardë dollarë për ëmbëlsirat e Pashkëve.
  5. Dikur boja e vezëve është bërë me lëvore qepe, lëvoret e pemës dhe petalet e luleve .
  6. 70% e karameleve të blera janë me çokollatë.
  7. Pashkët janë festuar në Shtëpinë e Bardhë (SHBA), që nga viti 1878.
  8. Dikur një vezë e Pashkëve u shit me 18.5 milionë dollarë. Një vezë e stolisur, në ngjyrë rozë dhe ari (dhe e mbuluar me diamante) ishte caktuar për t’u bërë nga familja Romanov. Një shekull  më vonë dhe me disa ndryshime , në vitin 2007, ajo u shit për 18.5 milionë dollarë.
  9. Rrobat e Pashkëve dikur konsideroheshin fat të mirë.
    Nëse vishni rroba të reja për Pashkë, atëherë pjesa tjetër e vitit tuaj me siguri do të jetë e mbushur me fat. Edhe pse sot nuk i përmbahet besimeve të njerëzve, është ende një arsye e mirë për të blerë një veshje të re pranverore përpara të dielës së Pashkëve.

 

 

Foto marë nga Sykes Cottages.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img