-12.3 C
Sterling Heights
15/01/2026, 10:26
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Fakte që nuk i dinit për zymbylin e pranverës

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaKurioziteteFakte që nuk i dinit për zymbylin e pranverës

Pranvera erdhi. Dhe bashkë me të edhe lulja e bukur e zymbilit. Këto lule dallohen shumë nga forma e tyre prej zileje dhe nga kërcelli i tyre i trashë.

Këto janë disa fakte që ndoshta nuk i dinit për lulen:

1. Secili prej tyre ka një aromë të veçantë nga tjetri dhe këto aroma të zymbylëve përdoren për prodhimin e parfumeve.

2. Ato e kanë origjinën e tyre nga Turqia dhe Lindja e Mesme, përgjatë brigjeve lindore të Mesdheut.

3. Pjesë të zymbylit mund të irritojnë lëkurën, kështu që këshillohet të vishni doreza kur i trajtoni.

4. Zymbyli lulëzon zakonisht nga marsi deri në prill.

5. Ekzistojnë tre lloje kryesore të zymbylëve: Single, Double dhe Multiflora.

6. Në gjuhën viktoriane të luleve, lulja e zymbylit simbolizon sportin ose lojën. Zymbylët në ngjyrë blu, në veçanti, nënkuptojnë sinqeritetin.

  1. Gjatë gjysmës së dytë të shekullit të 18-të, kujdesja e zymbylëve u bë modë në Gjermani. Edhe mbreti Wilhelm III u kujdes personalisht për këto lule në kopshtet e pallatit të tij.
  2. Francezët kanë qenë të njohur për përdorimin e zymbylëve në të kaluarën për helmimin e të tjerëve. Ata i spërkatnin lulet me helm dhe më pas i vendosnin në dhomën e gjumit të viktimës së tyre.

Foto marë nga All about Gardening.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img