Familja e gazetares, prezantueses, dhe moderatores së njohur të emisionit televiziv “Today”, Savannah Guthrie, ka bërë një apel zemërthyer për lirimin e nënës së tyre, 84-vjeçares Nancy Guthrie, e cila është zhdukur në mënyrë misterioze nga shtëpia e saj në Tucson, Arizona.
Në një video të publikuar në Instagram të shtunën, Savannah, e shoqëruar nga motra dhe vëllai i saj, i është drejtuar drejtpërdrejt personave që ata besojnë se e kanë marrë nënën, duke thënë: “Ne e morëm mesazhin tuaj dhe e kuptojmë. Ju lutemi, kthejeni nënën tonë tek ne, që të mund të festojmë me të. Kjo është e vetmja mënyrë që ne të kemi paqe. Kjo është shumë e vlefshme për ne, dhe ne do të paguajmë.”
Familja ka bërë thirrje të përsëritura për kontakt dhe prova që Nancy është gjallë, duke theksuar se ajo ka nevojë për ilaçe të përditshme dhe kujdes mjekësor që pa to mund të jetë kërcënues për jetën. Deri tani, autoritetet nuk kanë marrë komunikim të drejtpërdrejtë nga personat e dyshuar për përfshirje në këtë rast.
Autoritetet lokale dhe FBI-ja vazhdojnë hetimet, duke shqyrtuar mesazhe të mundshme dhe shënime kërkim- shpërblimi, ndërkohë që nuk jane identifikuar ende të dyshuarit e lidhur me zhdukjen. Një shpërblim deri në 50,000 dollarë është ofruar për çdonjë informacion që çon në gjetjen e Nancy ose kapjen e përgjegjësve.
Kjo situatë dramatike ka tërhequr vëmendjen e publikut, duke nxitur reagime të shumta mbi fatin e nënës së Savannah Guthrie. Familja dhe hetuesit shpresojnë që komunikimi me personat përgjegjës të çojë në kthimin e saj të sigurtë në shtëpi.
Foto nga FBI webpage
Artikulli i përgatitur nga ACTVUSA


