8.9 C
Sterling Heights
18/12/2025, 16:48
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Fatmir Limaj për rolin e opozitës karshi Qeverisë së Kosovës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetFatmir Limaj për rolin e opozitës karshi Qeverisë së Kosovës.

Kryetari Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për rolin e opozitës karshi Qeverisë së Kosovës.

Ai ka kritikuar opozitën për mungesë koordinimi karshi pushtetit

Limaj tutje ka shtuar se ka pasur zëra që opozita nuk ka arritur të ketë bashkëpunim.

Ai tha se Albin Kurti e ka pranuar Asociacionin, pasi që “draft statuti nuk vjen pa e pranu Asociacionin”.

Limaj ka shtuar se Qeveria po flet në emër të popullit, teksa merr obligime të mëdha.

”Ky kryeministër ka bërë marrëveshje, kush do që vjen nesër e ka për obligim me zbatu marrëveshjen e Kosovës”, tha Limaj.

Duke komentuar vendimin për ndalimin e dinarit, për të cilin tha se është vendim i drejtë i Qeverisë, Limaj shtoi se beson që Qeveria është konsultuar fillimisht me miqtë ndërkombëtarë.

”Rasti i dinarit, ka ardh koha me i thonë mjaft dinarit. Prandaj mendoj që është vendim i drejtë i Qeverisë”, tha Limaj.

Ai tutje shtoi se ky veprim është politik.

Ai foli edhe për koalicionin parazgjedhor AAK-NISMA, duke shtuar objektivi i tyre është për ta ndërruar dinamikën e politikës në Kosovë, për tu ballafaquar me Qeverinë për tema të caktuara.

”Qeveria po flet, nuk pres që Albini pret me na thënë bravo që keni me na mujt”, tha Limaj

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img