-12.3 C
Sterling Heights
15/01/2026, 10:31
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Festivali Sunny Hill do të shtyhet për vitin 2024

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaKurioziteteFestivali Sunny Hill do të shtyhet për vitin 2024

Organizatorët e festivalit më të njohur kanë njoftuar se Sunny Hill nuk do të mbahet këtë vit , por në fillim të gushtit të vitit 2024.

Së fundi Sunny Hill është cilësuar si një nga pesë festivalet më të mira në Evropë, i cili me patjetër nuk duhet humbur .

Në faqen e Instagram të festivalit ,  me anë të një postimi tregohet se festivali do të zhvillohet vitin tjetër në fundjavën e parë të Gushtit .

Arsyeja kryesore se pse ky festival po shtyhet duket se ka të bëjë me faktin se  nxitimi i këtij procesi do komprometonte cilësinë e asaj cfarë përfaqëson ky festival. Gjithashtu organizatorët  kanë shprehur se po marrin kohën e tyre për të gjetur një hapsirë të re për festivalin.

“Tash ka ardhur koha ta bëjmë një hap tjetër të madh përpara. Këtë vit, ne po bëjmë gati shtëpinë tonë të re, hapësirën e përhershme të festivalit në Bërnicë. Një vend i cili ua mundëson gjithë pjesëmarrësve ta marrin përvojën më të mirë që ata të gjithë e presin dhe meritojnë. Përjetimet e paharrueshme që i sjell Sunny Hill Festival janë më të rëndësishmet. E pjesëmarrësit në festival e meritojnë absolutisht më të mirën. Në të gjitha aspektet, përfshirë edhe hapësirën kushtuar festivalit, me infrastrukturën e plotë”.

“Ne besojmë se nxitimi i procesit të punës do të zvogëlonte cilësinë dhe esencën e asaj që Sunny Hill Festival e përfaqëson. Duke qenë edhe vet fansa të muzikës dhe festivaleve, ne besojmë shumë në ofrimin e përvojës unike dhe të jashtëzakonshme që ne si festival duhet ta ofrojmë. Prandaj, kemi marrë vendimin e vështirë për ta shtyrë edicionin e sivjetmë të Sunny Hill Festival, që t’i japim kohë krijimit të hapësirës së re. Ruani datat për një edicion masiv të Sunny Hill Festival në fundjavën e parë të gushtit 2024”.

 

 

 

 

 

 

Foto nga AP News , Google.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img