-7.1 C
Sterling Heights
01/01/2026, 20:42
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Fibra që gjendet në tërshërë e efektshme për humbje peshe

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetFibra që gjendet në tërshërë e efektshme për humbje peshe
KOHA.netNjë studim i ri, që u publikua në gazetën Nutririon, dhe është realizuar në minj, ka sugjeruar se suplementet me fibra nuk janë po aq të efektshme sa fibrat natyrale, shkruan ScienceAlert.

Studimi që u bë së fundmi në mikrobiomin e zorrëve, po cilësohet si revolucionar në shkencën e vlerave ushqyese. 

Fibra që quhet beta glukan e që gjendet në tërshërë ka treguar rezultate shumë të mira. Sipas studimit kjo fibër mund ta mbajë në nivelin e duhur sheqerin në gjak. 

Beta glukani, gjatë studimit, iu ka ndihmuar minjve të humbin peshë ani pse ushqeheshin me ushqime kalorike.

Shkencëtarët nga Universiteti i Arizonës dhe Universiteti i Vjenës, kanë deklaruar se kjo fibër është e vetmja që u përdor si suplement e që uli nivelin e peshës së tepërt tek minjtë brenda 18 javëve, krahasuar me minjtë tjetër që kanë konsumuar të tjera lloje të fibrave.

Të tjera fibra që u përdorën përfshirë, niseshteja rezistente, dekstrina e grurit, pektina e niseshteja nuk e kishin efektin e beta glukanit.

“E dimë që fibrat janë të rëndësishme dhe të shëndetshme, problemi është që ka shumë lloje të tyre. Ne donim të dinim se cili tip i fibrës do të ishte më i miri për humbje peshe dhe përmirësim të nivelit të sheqerit në gjak, në mënyrë që t’i informonim konsumuesit, komunitetin si dhe industrinë e agrikulturës”, shpjegon biokimisti Frank Duca nga Universiteti i Arizonës.

Beta glukani që gjendet në tërshërë, është fibër e tretshme në ujë, gjë që do të thotë se fermentohet lehtë nga bakteret në zorrë. Fibrat e tjera që nuk janë të tretshme në ujë, kanë veti ngjitëse, që do të thotë se e formojnë fecesin.

Në vitet e fundit fibrat po vlerësohen sikur të jenë “proteinat e reja”, të cilat po shtohen nëpër ushqime me qëllim që të rrisin shëndetin e zorrëve.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img