Fjalimi im sonte në takimin e Kryetarit me qytetarët në Tetovë.
I nderuar Lider i shqiptarëve z. Ali Ahmeti,
I nderuar Kryeparlamentar z. Talat Xhaferi,
I nderuar zv.kryeministër i parë Artan Grubi
I nderuar Kryetar I deges z. Faton Ahmeti,
I nderuar nënkryetar Bajram Rexhepi
Te nderuar ministra, deputete, deputetë,)
Te nderuar kryetar te Këshillave Vendor
Te nderuar të pranishëm zonja dhe zotërinj
Sonte jemi bashkë me ju për të bashkëbiseduar, për të ju dëgjuar, për atë që është humane dhe njerëzore.Jemi në këtë format sepse ky është obligim i yni e përgjegjësi e lartë për shkak të detyrave të cilat i kemi marrë e që i mbajmë mbi supe për të krijuar politika por edhe për të gjetur mekanizma për realizimin e të njejtave. Gjithmonë e kam thënë se momentumi i politikës gjeostrategjike të Maqedonisë së Veriut ka ardhur me hapjen e rrugës për në Bashkimin Evropian, por po jetojmë një periudhë tejet të rëndësishme për vendin. Në këtë kohë pa mëdyshje duhet të bëjmë çmos për të ruajtur prioritetin qendror politik-orientimin pro-perëndimor për jetë më të mirë, për një sistem më cilësor ekonomik e social. Këto kanë qenë, janë dhe do të jenë synim dhe detyrë e Bashkimit demokratikpër integrim por mbi të gjitha vizion, largëpamësi dhe urtësi politike e liredit tonë zotit Ali Ahmeti. Ne besuam por edhe punuam me përkushtim për këtë vizion optimist; bëmë ndryshime pozitive, rruga drejt Bashkimit Evropian u bë e pakthyeshme me votimin e Propozimit francez në Kuvend, me të cilin zyrtarisht filloi procesi I skriningut, një fazë e re e gjithë procesit të aderimit. Tani vendi ynë është shëndëruar në një partner të besueshëm për Bashkimin Evropian. Fokusi dhe sfida e rradhës është realizimi me prioritet i ndryshimeve kushtetuese me qëllim që në Kushtetutë të përfshihen të gjithë qytetarët që jetojnë në këtë vend. Të gjitha këto që të mund të menaxhohen kërkojnë qasje tejet serioze, unitet, bashkëpunim të ngushtë, dialog dhe konsensus politik.
Për arsyen e vetme se Unioni Evropian është dhe do të ngelet sinonim i paqes, lirisë, qarkullimit të lirë, tregut të hapur dhe bashkëjetesës së suksesshme të kombeve, kulturave dhe religjioneve, Bashkimi Demokratik për Integrim bashkë me ju në asnjë moment nuk do të heqë dorë nga ky qëllim madhor, nga uniteti, përkrahja për njëri-tjetrin, ndihma e pakompromis, përmbushja e reformave dhe mbrojtja e ruajtja e paqes dhe domokracisë. Pa dyshim se kjo është një detyrë me përgjegjësi, megjithatë ne shpresojmë dhe punojmë në këtë drejtim. Na priftë e mbara. Ju faleminderit.


