Tito Schipa (Skipa) njihet si më i madhi “tenore di grazia” në histori. Ishte arbëresh, i lindur në Lecce, Itali në vitin 1888. Shumë shpejt u bë nga tenorët më me emër në skenat e Italisë, përfshi edhe të famshmen “La Scala” të Milanos.
Një pjesë të madhe të karrierës së tij e kaloi në SHBA. Nga viti 1919 në 1932 jetoi në Chicago, si pjesë e “Chicago Opera Company”. Luajti një numër filmash në Hollywood.
Nga 1932 u bë i përhershëm në skenat e New York Metropolitan Opera.
Schipa, mbase nuk ishte fashist, por kishte miqësi me Benito Mussolinin dhe në vitin 1941, kur Konti Çiano e thirri për të kënduar në Itali, Schipa braktisi kontratën që kishte me Metropolitan Operan e New York-ut dhe u kthye në vendlindje.
– Publicitet –
Pas luftës u rikthye përsëri në New York, por pak nga mosha e shkuar dhe pak nga që teatrot kryesore dhe publiku amerikan nuk ia falën “tradhëtinë” apo miqësinë e tij me diktatorin fashist,
Schipa nuk u ngjit më në skenë në SHBA. Mirëpo, në 1962, kur dha koncertet e tij të lamtumirës, publiku u kthye përsëri në masë për ta parë për herë të fundit në skenë.
Vdiq në Manhattan në vitin 1977.

./gazetadita.al


