0.4 C
Sterling Heights
17/01/2026, 5:37
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

FOTO/ Papa Françesku pret ambasadoren e re në Vatikan: Mund ta vizitoj sërish Shqipërinë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeFOTO/ Papa Françesku pret ambasadoren e re në Vatikan: Mund ta vizitoj...

Majlinda Frangaj është ambasadorja e Shqipërisë në Vatikan dhe ka dorëzuar letrat kredenciale në një ceremoni të posaçme tek Ati i Shenjtë, Papa Françesku.

Sipas njoftimit, Papa Françesku rikonfirmoi ndjenjën e veçantë që ka për shqiptarët dhe i premtoi mundësinë për një vizitë të dytë të mundshme të tij në tokën shqiptare.

Nga ana e saj, ambasadorja Frangaj e falenderoi Atin e Shenjtë për vëmendjen e veçantë dhe të vazhdueshme që ai ka për popullin shqiptar si dhe zhvillimet në Shqipëri.

Një takim të veçantë ambasadorja Frangaj, pati edhe me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit kardinal Pietro Parolin, me të cilin ndanë dëshirën dhe vullnet për të vijuar bashkëpunimin e mirë të deritanishëm./kohajonë.com

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img