-11.4 C
Sterling Heights
15/01/2026, 13:37
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Frutat që ju ndihmojnë me shkrirjen e dhjamit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaKurioziteteFrutat që ju ndihmojnë me shkrirjen e dhjamit

Konsumimi i frutave  është një mënyrë e shkëlqyeshme për të humbur peshë dhe për të djegur yndyrë. Frutat jo vetëm që janë të mbushura me antioksidantë dhe minerale jetike, por ato gjithashtu mund të ndihmojnë në djegien e yndyrës së barkut në mënyrë natyrale dhe të nxisin humbjen e peshës.

Përfshini këto lloj ushqimesh në dietën tuaj që me  shumë siguri do t’ju ndihmojnë të arrini qëllimet tuaja për të humbur në  peshë në një mënyrë të shëndetshme.

Këtu janë disa fruta që  zvogëlojnë yndyrën e barkut:

  1. Luleshtrydhet
    Luleshtrydhet e lëngshme  janë jashtëzakonisht të ulëta në kalori. Një porcion prej 100 gramësh luleshtrydhe përmban vetëm 33 kalori. Mund t’i konsumoni sipas preferncës tuaj, t’i përzieni në smoothie ose t’i hidhni në sallata pasi luleshtrydhet janë jashtëzakonisht të gjithanshme. Ato janë të ngarkuara me antioksidantë, mangan dhe kalium.
  2. Pjepri.  Pjepri përmban shumë agjentë antiinflamatorë, të cilët e mundësojnë yndyrën të shkrihet më lehtë.
  3. Kivi
    Kivi nxit tretjen në mënyrë natyrale dhe përmban një enzimë të njohur si aktinidainë, e cila ndihmon në tretjen e proteinave në trup. Një tretje e mirë dhe një humbje e qëndrueshme në peshë shkojnë me njëra tjetrën. Tretja e dobët mund të pengojë ndarjen e grimcave të ushqimit, të cilat nga ana tjetër mund të ndikojnë në metabolizmin dhe të çojnë në shtim në peshë. Fruti i kivit përbëhet nga vitamina C dhe fibra.
  4.  Mollët

Mollët e freskëta dhe krokante janë të mbushura me flavonoide dhe fibra të shëndetshme që mund të ndihmojnë në djegien e yndyrës së barkut. Ato janë veçanërisht të pasura me fibra pektine që shpërbëhen ngadalë. Fibrat e pranishme në mollë nxisin ngopjen. Nëse ndiheni të ngopur, natyrisht do të hani më pak. Mollët janë gjithashtu shumë të ulëta në kalori dhe përmbajtje sheqeri, gjë që e bën atë një bast ideal për humbje peshe.

 

 

 

Foto marë nga Hindustan Times.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img