
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për bashkinë e Vlorës, Hysni Shara ka zhvilluar një takim me banorët e Cerkovinës dhe Skrofotinës, të cilët kanë ngritur një sërë shqetësimesh dhe problematikash me të cilat ndeshen ccdo ditë. Kandidati Sharra në fjalën e tij shprehu mbështetjen dhe vëmendje për prodhuesit lokalë, pasi sipas tij kjo mbështetje i jep shtysë ekonomisë së zonës.

“Banorët e Cerkovinës dhe Skrofotinës edhe pse jetojnë fare pak kilometra larg qytetit, ndiejnë vështirësitë e jetesës njësoj si në fshatra të thellë. Këto fshatra të japin ndjesinë sikur koha ka ndalur dhe pavarësisht premtimeve ndër vite, asnjë investim konkret nuk kanë parë në zonë. Prioritet në bashkinë e drejtuar prej nesh do të jetë uji i pijshëm dhe infrastruktura, po aq sa magazinimi i produkteve bujqësore të zonës, si një shtysë për prodhuesit lokal. Jemi të bindur se duke mbështetur dhe përqëdruar vëmendjen tonë te prodhuesit lokalë, i kemi dhënë një shtysë ekonomisë së zonës dhe kemi bërë gjënë e munguar ndër vite për ta”-u shpreh Hysni Sharra.


