0.9 C
Sterling Heights
13/01/2026, 9:19
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Gashi: Veç pushteti i dobët e shkel Kushtetutën pandalshëm, po vuajnë për ta luajtur të fortin

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetGashi: Veç pushteti i dobët e shkel Kushtetutën pandalshëm, po vuajnë për...

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, e ka cilësuar Qeverinë të dobët, që sipas tij, e shkel kronikisht Kushtetutën.

Sipas Gashit, pushtetarët aktualë janë të dobët, që po e luajnë të fortin.

“Veç një pushtet i dobët e shkel ligjin dhe Kushtetutën pandalshëm. Veç të dobëtit vuajnë për ta luajtur të fortin. Veç të dobëtit tentojnë të shkelin çdo gjë; hakun e njerëzve dhe çdo gjë tjetër. Sot, Gjykata Kushtetuese vendosi për Ligjin e Pagave në Sektorin Publik, ku i kërkon Kuvendit që brenda 6 muajsh ta ndryshojë”, ka shkruar ai në Facebook.

Gjykata Kushtetuese ka shpallur të pavlefshme disa pjesë të Ligjit për paga në sektorin publik, duke mos afektuar pagat që janë rritur bazuar në këtë Ligj.

Në një njoftim të Gjykatës Kushtetuese thuhet se ankesa e Avokatit të Popullit për Ligjin për paga është shpallur e pranueshme dhe ka konstatuar se disa nene të këtij ligji janë në kundërshtim me Kushtetutën.

Sipas njoftimit vendimi i Kushtetueses nuk i afekton pagat e zyrtarëve publikë.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img