Diskutimin për rritjen e biznesit në tregjet e jashtme e shtjelluam gjatë #CEEDTalk, së bashku me Z. Shaqir Palushin, themelues dhe CEO i kompanisë Frutex .
Z. Palushi ndau udhëtimin e jashtëzakonshëm të zgjerimit ndërkombëtar të kompanisë Frutex, duke vënë në pah pijen energjike “Golden Eagle” dhe brendin e pijeve freskuese “Relax” të cilat janë të pranishme në më shumë se 30 vende ndërkombëtare.
Frutex është kompani lidere eksportuese në Kosovë në industrinë e pijeve, dhe është e njohur jo vetëm në vendet e rajonit, por edhe në Evropë dhe kontinente të tjera. Me produkte të nivelit të lartë, kontroll rigoroz të cilësisë dhe marketing i zgjuar. Përkushtimi i tyre i ka bërë ata të depërtojnë në 30+ vende, duke i veçuar në industri.
Ne falënderojmë Shaqir Palushin që ndau me të pranishmit njohuritë e tij dhe ofroi një diskutim të thellë dhe frymëzues.
Deri në takimin e radhës….
CEEDKOSOVO #EntrepreneursClub



