-1.2 C
Sterling Heights
27/12/2025, 19:26
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Gjeloshaj pjesë e delegacionit të Abazoviqit në Kosovë: Për forcimin e lidhjeve tona

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetGjeloshaj pjesë e delegacionit të Abazoviqit në Kosovë: Për forcimin e lidhjeve...

Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, me ftesë të kryeministrit Dritan Abazoviq, është pjesë e delegacionit të Malit të Zi në Republikën e Kosovës, me ç’rast ka shprehur gatishmëri për baahkëpunim me nivelin qendror e lokal të Kosovës.

“Pjesëmarrja ime në këtë vizitë pune paraqet edhe realizimin e njërit prej qëllimeve tona primare, që është bashkëpunimi vëllazëror në çfo fushë me Republikën e Kosovës dhe Shqipërinë, ka theksuar në deklaratën e tij, z. Gjeloshaj, kryetari i komunës së Tuzit, i cili më 5 mars bindshëm i fitoi zgjedhjet lokale.

Deklarata e tij:

Me ftesë të kryeministrit z. Dritan Abazoviq, do të jem pjesë e delagacionit zyrtar të Qeverisë së Malit te Zi për vizitë pune në Republikën e Kosovës.
Gjatë vizitës, theks të veçantë do t’i kushtoj bashkëpunimit të Komunës se Tuzit me instancat më të larta shtetërore dhe komunale të Republikës se Kosovës, posaçerisht në fushat e kulturës, arsimit dhe turizmit.
Bashkëpunimi institucional me dy shtetet shqiptare mbetet synimi kryesor i Komunës sonë në mënyrë që të avancohet kultura, tradita dhe ekonomia e Komunës së Tuzit.
Shkëmbimi i përvojave me institucionet shtetërore të Republikës se Kosovës do të jetë një shtys më tej në forcimin e lidhjeve të ngushta politike, shoqërore, kulturore dhe ekonomike në mes të komunës së Malësisë dhe shtetit kosovar. Mbështetja e madhe e popullit kosovar për Malësinë do të verifikohet edhe me takimet e shumta politike dhe ekonomike që do të zhvilloj me krerët më të lartë gjatë vizitës sime në Kosovë.
Pjesëmarrja ime në këtë vizitë pune paraqet edhe realizimin e njërit prej qëllimeve tona primare, që është bashkëpunimi vëllazëror në çfo fushë me Republikën e Kosovës dhe Shqipërinë.

NGJ

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img