-1.9 C
Sterling Heights
06/12/2025, 6:16
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Gjykata i rrëzoi kërkesën, Shehaj: Vendim i padrejtë, e qartë si drita e diellit se Xhaçka ka përdorur pushtetin për t’u pasuruar

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetGjykata i rrëzoi kërkesën, Shehaj: Vendim i padrejtë, e qartë si drita...

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka reaguar lidhur me vendimin e marrë ditën e djeshme nga Gjykata Kushtetuese lidhur me mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, Shehaj shprehet se vendimi i Gjykatës kushtetuese për shtyrjen e gjykimit mbi papajtueshmërinë dhe zgjatjen e mandatit të deputetes Xhaçka, është i padrejtë dhe shkon kundër interesit publik.

 

Sipas deputetit ky vendim është marrë nën presionin e Qeverisë dhe se Xhaçka në shkelje të Kushtetues ka përdorur pushtetin për të pasuruar veten, bashkëshortin dhe kunatën.

 

“Gjykata Kushtetuese shtyu gjykimin mbi papajtueshmërinë dhe vendosi të zgjasë mandatin e deputetes Xhaçka.

 

Ky vendim është i padrejtë, shkon kundër interesit publik dhe është marrë nën presionin e Qeverisë.

 

Është e qartë si drita e diellit se Xhaçka në shkelje të Kushtetutës ka përdor pushtetin për të pasuruar veten, bashkëshortin dhe kunatën.

 

Shqiptarët shpresonin të shihnin se kishte mbaruar koha e shtyrjeve dhe shmangieve  kur duhet të gjykohet fati i qeveritarëve.

 

Për çdo gjykatës, askush nuk duhet të jetë i paprekshëm, dhe vetëm atëherë në Shqipëri do të kthehet shpresa dhe besimi se asnjë nuk është mbi ligjin”, shkruan Shehaj.

 

Gjykata Kushtetuese dje rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike të drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, lidhur me heqjen e mandatit të deputetes së Olta Xhaçkës.

 

Në vendimin e publikuar në faqen e Gjykatës Kushtetuese, thuhej se kërkesa e PD-së së Berishës për heqjen e mandatit të Olta Xhaçkës rrëzohet me argumentimin se për këtë më parë duhet të shprehet Kuvendi.

 

Ndërsa, sa i përket kërkesës së grupit të Enkelejd Alibeajt Gjykata Kushtetuese vendosi të pranojë këtë kërkesë duke shpallur si antikushtetues vendimin e socialistëve për mos ta çuar në Gjykatën Kushtetuese legjitimitetin e mandatit të deputetes për ministren e jashtme.

 

Sipas këtij vendimi, Kuvendi detyrohet ta dërgojë çështjen në GJK dhe mandati i Xhaçkës të shqyrtohet në themel.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img