Nëse sytë tuaj janë të lodhur, të skuqur dhe të përlotur, mund të mos jetë vetëm alergj
Konjuktiviti, i njohur si gripi i syve, është inflamacion apo infektim i shtresës së hollë që mbulon pjesën e bardhë të syrit dhe pjesën e brendshme të qerpikëve.
Ky grip mund të prekë këdo, nga fëmijët deri tek të rriturit dhe mund të shkaktohet nga shumë faktorë, shkruan Savesightcentre.
Konjuktiviti viral zakonisht shkaktohet nga viruse të zakonshme dhe është shumë ngjitës. Ai mund të tejkalohet vetë me kalimin e kohës si një ftohje e zakonshme.
Trajtimi zakonisht fokusohet në lehtësimin e simptomave. Kompresat e ftohta: Aplikimi i kompresave të ftohta në sy mund të ndihmojë në zbutjen e shqetësimit dhe të ënjtjes.
Lot artificialë – Pikat e syve të lubrifikojnë sytë ndikojnë në zbutjen e thatësisë dhe acarimit. Higjiena
Konjuktiviti bakterial – Shkaktohet nga infeksione bakteriale dhe kërkon trajtim të menjëhershëm për të parandaluar përhapjen. Pika për sy ose kremra special me antibiotikë mund të ndihmojnë.


