-2.7 C
Sterling Heights
12/12/2025, 22:20
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Haradinaj beson se SHBA’ja dhe BE’ja e kanë një draft-statut për Asociacionin në përputhje me Kushtetutën

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetHaradinaj beson se SHBA’ja dhe BE’ja e kanë një draft-statut për Asociacionin...

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka quajtur të papranueshëm draft-statutin e Asociacionit, të propozuar dje në Bruksel nga ekipi menaxhues, i cili tashmë është shkarkuar nga Qeveria e Kosovës.


Sipas tij, Asociacioni është një e keqe e trashëguar, por i njëjti duhet të jetë domosdoshmërish në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Andaj, Haradinaj beson se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian e kanë një draft-statut për Asociacionin, i cili është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Kosova e ka të pamundshme me pranu një draft-statut që bie ndesh me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës edhe po të ishte edhe vullnet i kujtdo qoftë. Është ditur herët se si do të jetë rezultati i këtij komisioni, është ditur se çka do të propozon. Në fakt shkarkimi nuk është i vlefshëm pasi ata kanë dhënë produktin, kjo në fakt nuk është shkarkim pasi ata e kanë kryer pjesën e vet të punës. Dalja për këtë është prapë tek ndërmjetësit, meqenëse amerikanët dhe BE-ja janë në dijeni se statuti i Asociacionit nuk mund të jetë jo kushtetues dhe jo ligjor. Pra do të ishte e mirë ndërhyrja e tyre në këtë kohë dhe jo lufta mes palëve”, ka thënë Haradinaj.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img