-1.1 C
Sterling Heights
06/12/2025, 21:13
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Haradinaj kritikon Qeverinë: Për dy vjet i kanë tepruar 478 milionë, vetëm nga investimet kapitale

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaKosovaHaradinaj kritikon Qeverinë: Për dy vjet i kanë tepruar 478 milionë, vetëm...

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paraqitur të martën disa shifra të shpenzimit të buxhetit për vitin e kaluar, të cilat sipas tij shpërfaqin mashtrimin e Qeverisë.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se janë të rralla rastet kur në kohë krize, ekonomike, sociale e shëndetësore, shtetit t’i teprojnë para, ose edhe të mos i mbledh as të hyrat e parapara për buxhetin e vet.

Sipas tij, për vitin 2022 Qeveria ka paraparë t’i shpenzojë rreth 3 miliardë e 159 milionë euro, por i ka shpenzuar vetëm 2 miliardë e 625 milionë.

“Dmth i kanë tepruar hiç më pak se 533 milionë e 862 mijë euro, pjesa më e madhe prej të cilave në investimet kapitale. Me buxhetin e vitit 2022, për investime kapitale ishin paraparë 698 milionë euro e janë realizuar 422 milionë. Dmth 280 milionë më pak. Për dy vjet kësaj qeverie i kanë mbetur të pashfrytëzuara 478 milionë, vetëm nga investimet kapitale. Kjo dmth se është investuar më pak, është punuar më pak, është fituar më pak. Gjithçka më pak, vetëm se qytetari është varfëruar më shumë”, ka shkruar Haradinaj.

Ai tutje ka thënë se këto 478 milionë të taksapaguesve nuk u janë kthyer atyre, por janë ruajtur në “bunkerin financiar” të Qeverisë dhe “kjo në kohën më të keqe, jo vetëm për shkak të krizës ekonomike sociale, por edhe të inflacionit që ka mbërritur në pothuaj 20 për qind”.

“Për të qenë tablloja edhe më e zezë, prej këtyre 422 milionëve të investimeve kapitale, rreth 24 milionë janë pagesa ndëshkimore pa kurrfarë përfitimi, 88 milionë avanse për punë që as që kanë filluar, 16 milionë për mirëmbajtje, 17 për ndërtesa administrative e kështu me radhë… Dmth rreth gjysma e kësaj shume (diku rreth 210 milionë) të investimeve kapitale, janë sikur të mos kishin ndodhur fare sepse s’kanë pasur asnjë efekt në zhvillimin ekonomik”.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img