Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, në ditën e parë të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) e ka filluar në Departamentin Amerikan të shtetit në takim me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Kështu ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një publikimi në profilin e tij zyrtar në Facebook.
Haradinaj ka kërkuar që të ngritet niveli i marrëdhënieve bilaterale, sidomos në fushën e sigurisë, me anëtarësimin me hapa të përshpejtuar të Republikës së Kosovës në NATO.
Ai ka shtuar se aleanca mes dy vendeve është e përjetshme.
“Aleanca mes dy vendeve tona është e përjetshme dhe do të punojmë pandalur që të zhvillohet e forcohet çdo ditë”, ka përfunduar Haradinaj.


