Kompania suedeze “Solar Tech” ka zhvilluar një sistem unik për ngrohjen e shtëpisë i cili përbëhet nga tjegullat e pullazeve të punuara nga xhami i zakonshëm transparent
Pllakat fenomenale i japin kulmit pamje shumë të bukur.
Ajo që i bën aq të veçantë dhe i veçon në treg janë tjegullat e punuara nga xhami i zakonshëm dhe kanë përafërsisht peshë të njëjtë si edhe ato të punuara nga glina.
Ky sistem nuk e ngroh ujin apo gypat vakuum, por ajrin e pastër.
Tjegullat e qelqta vendosen në shtresën e zezë prej najloni nën të cilin montohen xhepat ajror.
Ngjyra e zezë absorbon ngrohtësinë e diellit dhe ajri fillon të qarkullojë, transmeton Telegrafi.


