-7 C
Sterling Heights
02/01/2026, 1:52
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Haxhiu: Opozita po e pengon reformën nëpërmjet Kushtetueses

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetHaxhiu: Opozita po e pengon reformën nëpërmjet Kushtetueses

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se partitë opozitare janë duke e penguar reformën në sistemin e drejtësisë nëpërmjet dërgimit të ligjeve në Gjykatën Kushtetuese për koment.

Ajo është shprehur të hënën se institucioni që ajo drejton “i ka përmbyllur me sukses detyrat”, por që shtoi se vonesat e Kushtetueses po i shtyjnë proceset.

“Një nga reformat më të rëndësishme, që ka për qëllim luftimin e krimit dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, është Byroja Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Kushtetuesja e ka tejkaluar afatin më 26 korrik, janë 518 ditë prej që gjykata e ka në trajtim këtë ligj. Sot u njoftova se Kushtetuesja e ka sjell aktgjykimin dhe tash na hapet rruga t’i adresojmë ndryshime në këtë ligj”, ka deklaruar Haxhiu në emisionin “60 Minuta” të KTV-së.

Ajo është shprehur se është e pakuptimtë se si opozita s’ka marrë pjesë në grupet punuese për të punuar në Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, por që e ka dërguar në Kushtetuese si antiligjore.

“I kemi mbajtur dy punëtori për Ligjin për KPK-në, por opozita s’ka qenë e pranishme. Për sa kohë mund të adresosh çështje punuese, këta po e pengojnë reformën nëpërmjet Gjykatës Kushtetuese. Kjo nuk është kritikë ndaj sistemit të drejtësisë, edhe nga Pulsi Publik i UNDP-së shihet se ka rënie të besimit të publikut në sistemin e drejtësisë”, ka thënë ministrja Haxhiu.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img