3.1 C
Sterling Heights
21/12/2025, 1:14
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Haziri: Qeveritë e kaluara kanë bërë gabime, por duhet të tejkalohen

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetHaziri: Qeveritë e kaluara kanë bërë gabime, por duhet të tejkalohen

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, deklaroi se qeveritë e kaluara kanë bërë gabime në dialogun me Serbinë, por ato gabime siç tha ai, duhet të tejkalohen dhe të mos përsëriten më.

Ai deklaroi në Konfrontin e KTV-së të enjten se janë bërë gabime edhe në shtetndërtim, ndërsa shtoi se Qeveria aktuale duhet të merret me probleme të tjera.

“Ne kemi bërë gabime si Qeveri në ndërtim por jemi në shtetndërtim. Kemi bërë gabime, kemi humbur raste historike, sepse kemi mund të ndërtojmë një shtet aq të mirë edhe të dashur, ku latinë te vjetër thonë ‘atdheu yt është aty ku jetohet mirë’. Neve gjeneratat e reja s’po rriten me sentimentin që kanë pasur gjeneratat e tjera. A ka mundësi të bëhet një prerje të madhe të mos bëhen më gabime sistemore”, deklaroi Haziri

Sipas nënkryetarit të partisë opozitare, bojkoti i serbëve nga institucionet e Kosovës nuk është shkaktuar nga marrëveshjet e 2013-s dhe të 2015-s, e as me organizimet e kaluara.

“Kryetarët e partive merren me gjendjen dhe me rrethanat që janë sot. Pasoja e bojkotit nuk lidhet me marrëveshjen e vitit 2013, 2015 e as me organizimin e kaluar. Ne kemi mbërritur të organizojmë zgjedhje për pushtetin lokal me KQZ, jo përmes OSBE-së. Pse ka ndodhur, ka ndodhur sepse i kemi bërë disa hapa të gabueshëm në Prishtinë. Janë bërë gjashtë kriza të panevojshme dhe në vend që të kemi fokus në një, i kemi detyruar partnerët të merren me probleme të vogla. Krejt veriu është. Sikur të kishim kohë të merreshim me probleme të brendshme, i kemi 1 milion probleme ku mund ta goditësh përditë Qeverinë. LDK-ja e ka një vijë të tërhequr”, deklaroi ai.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img