-6.7 C
Sterling Heights
22/01/2026, 18:40
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Hetimet për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, SPAK sekuestron një vilë në Palasë dhe një në Hamallaj

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaShqiperiaHetimet për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, SPAK sekuestron një vilë në Palasë dhe...

Prokuroria e Posaçme në kuadër të hetimeve që po kryen për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetajn, ka vendosur nën sekuestro një vilë, e cila ndodhet në një kompleks rezidencial në Palasë.

SPAK deklaron se vila rezulton në pronësi faktike të ish-gruas së Ahmetajt, por e regjistruar në emër të një zonje tjetër.

Sipas SPAK është një pronë, e cila vërtetohet përmes dokumenteve të tjera se i përket ish-bashkëshortes së Ahmetajt dhe për sa kohë nuk i disponon të ardhurat për blerjen e kësaj prone duhet të sekuestrohet. Po ashtu sot është sekuestruar edhe një vilë në Hamallaj që i përket bashkëjetueses së tij, Erjola Hoxha.

 

SPAK po heton rolin e ish-zv.kryeministrit për inceneratorin e Fierit.

 

Më 9 mars, Byroja Kombëtare e Hetimit ka kryer kontrolle në shtëpinë e ish- gruas dhe partneres aktuale të Ahmetajt.

 

Ish-zv.kryeministri, aktualisht deputet i PS-së ka ankimuar pak ditë më parë vendimin për kontrollin e banesave të ish-gruas dhe partneres së tij. Ahmetaj kërkon nga Apeli i GJKKO shpalljen të pakushtetueshëm dhe të paligjshëm të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img